‘Së pari, lërmëni të them se gjuha shqipe është e një tipi të veçantë’

Si sot, më 25 tetor 1953, ndërroi jetë albanologu danez, Holger Pederson.

Profesori i Universitetit të Kopenhagenit i kushtoi studimit të shqipes vëmendje parësore. Teza e tij qendrore mbronte prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe vinte theksin te ndryshimet e papërfillshme midis dialekteve të shqipes, krahasuar me gjuhë të tjera. Pederson është autor i një sërë librash me rëndësi në lëmin e studimeve gjuhësore. Ka botuar në gjermanisht dhe në danisht një varg studimesh e veprash për gjuhët kelte e balto-sllave, si edhe për shqipen.

Gjatë qëndrimit në Korfuz në vitin 1893, albanologu mblodhi këngë e përralla, të cilat i botoi të përmbledhura në veprën me interes gjuhësore e folklorik, “Albanische Texte mit Glossar”, Lajpcig, 1895 (Tekste shqiptare me fjalor). Në vargun e botimeve mbi shqipen, publikoi veprat: “Kontribut për historinë e gjuhës shqipe” (1894), Tinguj të shqipes (1897), “Asnjanësi i shqipes” (1899), “Grykoret e shqipes” (1900), “Studime për gjuhën shqipe”, Prishtinë, (2003) etj. Në këto botime shkencore, shpjegoi probleme të vështira të fonetikës dhe të gramatikës historike të shqipes, sistemet nyjore, pronoret e shqipes etj.

Bashkëngjitur, një shkrim i Pederson-it me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit.

  • Ky është vlerësimi që filologu dhe albanologu Holger Pederson pohoi në lidhje me gjuhën shqipe.

79 Comments

  1. Pingback: sildenafil order
  2. Pingback: brand viagra uk
  3. Pingback: gabapentin coffee
  4. Pingback: stopping valtrex
  5. Pingback: tamoxifen vision
  6. Pingback: lasix erowid
  7. Pingback: flexeril dosages
  8. Pingback: repaglinide krka
  9. Pingback: acarbose wikipedia
  10. Pingback: abilify for sleep
  11. Pingback: actos tristes

Comments are closed.