120 mijë fjalë në fjalorin e madh të Gjuhës Shqipe

Puna për hartimin e fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe po vazhdon. Punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, teksa tashmë grupet e punës po punojnë për seleksionimin e fjalëve të duhura për secilin përdorim.

Ishin parashikuar të mblidheshin 100.000 mijë fjalë, por puna kërkimore e gjuhëtarëve do të reflektojë në fjalor rreth 120 mijë fjalë, mes tyre 3000 mijë nga arbëreshët, të cilët do pasqyrohen në këtë botim.
“Nga 260 pak a shumë jemi rrotull 120 mijë fjalë dhe jemi në fazën e hartimit të fjalësit. Jemi në fazën e shpjegimit të fjalëve.”

Pentagoni zbulon emrat e tre ushtarëve – tregohet edhe shkaku i mundshëm i vrasje…Elon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeriTransparency International: Përparimi në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, varet ng…Conte pranon të marrë detyrën e trajnerit të MilanitParashikimi i motit në Shqipëri

Drafti i pari i punës voluminoze do të botohet online në fund të këtij viti, i cili njëkohësisht do të përshtatet për të funksionuar si fjalor online.

“I shkruar do të dalë në 2025, online mendohet dhe po synohet që të mbërrijmë nga fundi i vitit për të dhënë një draft të përgjithshëm. Ky do të jetë një fjalor që do të përdoret edhe online.”

Pedagogu Shezai Rrokaj, që në këtë proces mban edhe rolin e nën-kryeredaktorit, thotë se pas publikimit, fjalori duhet të shpërndahet në të gjitha bibliotekat dhe shkollat.

“Ky është problem, ky është problem i madh që Ministria e Arsimit duhet të pajisë bibliotekat me fjalorët dhe çdo mësues i Gjuhës Shqipe duhet ta ketë mjet pune në tavolinë. Më vjen keq ta them, por hapësira njohëse e jonë mbi fjalët shqipe është shumë e cunguar.”

Ky fjalor është një punë mes Akademisë shqiptare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe gjuhëtarë nga Maqedonia e Veriut. Ai do të botohet në 2025, ndërsa i fundit fjalor i madh i Gjuhës Shqipe është ai i bërë në 2002.