Vora dhe Valbona ndajnë pikët, barazimi ne minuten 89″

VORA – VALBONA 1-1
Kategoria e Dytë, Java 5
Gjyqtar: Laver Alla

Ndeshja: Ka përfunduar me rezultatin 1-1 përballja mes Vorës dhe Valbonës, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Dytë. Një sfidë mjaft e luftuar nga dy ekipet, por në fund ndanë pikët. Miqtë ishin të parët që shënuan me Prengën, ndërsa Englentin Gjoni barazoi shifrat në fundin e takimit. Pas kësaj ndeshje, skuadrat ngjiten në kuotën e 8 pikëve, përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Komenti minutë pas minute:

1’- Nis ndeshja në Vorë.
5′- Skuadrat luajnë fort në mesin e fushës duke u munduar të studiojnë njëra-tjetrin.
11′- Tension në fushën e blertë. Ndërhyn gjyqtar Alla për të qetësuar gjithcka.
17′- Rraboshta gjuan nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
26′- Mbrohet mirë ekipi i Valbonës. Vorakët provojnë të shtyjnë para, por pa rezultat.
38′- Këndore për Vorën. Largon saktë mbrojtja e tropojanëve.
45+5′- Jaupaj gjuan bukur, por Isli Hid pret në pozicion.
46′- Nis pjesa e dytë.
53′- Cfarë rasti për Vorën. Rraboshta del i vetëm me portierin, por nuk arrin të çojë sferën në rrjetë.
63′- GOOOOOL! Befasi në Vorë, Valbona realizon golin e parë. Prenga godet bukur me kokë duke cuar topin në rrjetë.
89′- Eglentin Gjoni barazon rezultatin. Goditje e bukur me kokë e qendërmbrojtësit dhe sfera shkon në rrjetë.
90′- Gjyqtari i katërt jep 8 minuta shtesë.