Në rrasat e gurët e saj u nënshkrua ngadhënjimi i UÇK-së së Lavdishme
Tropoja Oaz i lirisë, Kryeqytet i luftës për çlirimin e Kosovës
In memorium në 21- vjetorin e renies së Sali Çekajt “Veteranit”
Nga Azgan Haklaj
Sa herë të flas për Betejën e Koshares kam prapë për të thanë, për madhështinë e saj, qëndresën titanike të misionarëve të Kombit, ngadhënjimin e UÇK-së së Lavdishme mbi ushtritë konglemorate sllave, nënshkrimin e kësaj lavdie në rrasat e gurët e saj, me gjakun e deshmorëve, ashtu si nënshkrimi i Kuranit mbi rrasat e Mekës.
Rrasat e gurët e lirisë në Koshare janë shëmbëlltyrë e Gurit hyjnorë të Qabesë së Adamit, Ibrahimit dhe Ismailit.
Gurët e lendinave të saj të kujtojnë Murin e Lotëve në Jerusalem, Shkëmbim e Golgotës së Krishtit, Kupolën e Shkëmbit nga i cili Muhameti udhëtoj për në parajsë.
Të kujtojnë Tempullin e mbretit David, vendin ku Abrahami ishte i gatshëm ta flijonte të birin Isakun për Përendinë.
Muri i Lotëve simblizon rezistencën e hebrejëve ndaj babilonasëve, sirianëve, filistinëve, romakeve, otomanëve, jordanezëve.
Ai është simbol i përndjekjes, shfarosjes dhe holokaustit nazist, ku miliona hebrejë humbën jetën, dhe miliona të tjerë u vranë nga Stalini.
Edhe Bjeshkët e Koshares gurët e lëndinave të saj, varri i Omerit aty janë deshmi autentike të betejave të Kreshnikëve të Jutbinës Mujit dhe Halilit me krajlitë serbe.
Mali i Shkelzenit është deshmitar i dyluftimit të Gjergj Elez Alisë me bajlozet e detit.
Aty janë arkivuar legjendat e Kreshnikëve të Jutbinës.
Ashtu siç ka parë dhe dëgjuar Krishtin Mali i ullinjëve, siç janë dëshmitarë pllakat e gurta për trupin e tij shtrirë mbi to, edhe gurët e Koshares e të Shkëlzenit, malet e lisave, pishave, aheve, zogjtë e shqipet në qiell kanë parë e degjuar dylyftimet e kreshnikëve tanë me krajlitë serbe dhe me bajlozët e detit.
Çdo gur, lis e pishë e Koshares, orët e malit, zanat dhe shtojzovallet janë dëshmitarë të heroizmave të dragojëve të Lirisë Dardane përballë demave të tërbuar sllavë për çlirimin e një populli që kishte sakrifikuar për lirinë si Krishti dhe i vendosur si Muhameti, me besim Abrahamian tek Zoti, që mbijetuan si hebrejtë për më shumë se 23 shekuj, në përballje me shumë pushtues.
Me dt 9-të prill të vitit 1999-të filloi Beteja Homerike që shembi kufirin mes shqiptarëve.
Ajo kishte rreth 40 ditë që pregatitej dhe zgjati deri në çlirimin e Kosovës, për 70-të ditë, një luftë frontale përballë një ushtrie me forca të mëdha, teknikë dhe armatime shumë më të fuqishme se UÇK-ja.
Por UÇK-ja kishte idealin, motivin, forcën, drejtësinë hyjnore të Kauzës për çlirimin e Kosovës dhe besimin tek Zoti për realizimin e saj.
Kjo betejë u udhehoq e finalizua nga një strukturë e mirëfilltë ushtarake, që i parapriu një pregatitje ushtarake, dhe u drejtua nga kuadro e oficerë elitë.
Kishte të kompletuar njesitë me efektivë, armatim, municion, logjistikë të gatshëme për luftë, vëzhgim të terrenit e precizimin e forcave përballë, plazinim dhe përpilim të planit ushtarak, bazuar në manuale e doktrina standarte me elementë të Natos.
Drejtimi i veprimeve luftarake bëhej nga një hierarki e mirëfilltë ushtarake me moton:
“Eprorët në ballë të luftimit – ejani pas nesh”.
Beteja e Koshares është përballje me front të rregullt për gjatë gjithë periudhës.
Ajo ishte betejë mbarëkombëtare, betejë e bashkimit, në të cilën merrnin pjesë bijtë e bijat nga të gjitha trojet arbërore, nga Diaspora, të gjithë faktorët politikë të Kosovës.
Ishte betejë internacionale sepse në mbështetje të saj kishte anglezë, gjermanë, francezë, algjerianë, boshnjakë, nga të cilët pati të plagosur dhe deshmorë, e nga ana tjetër në ushtrine konglemorate jugosllave pati dhe oficerë rusë, paramilitarë e mercenarë sllavë që i lanë kockat aty.
Beteja e Koshares ishte e kordinuar në përfeksion me Zonën Operative të Rrafshit të Dukagjinit të drejtuar nga Ramush Haradinaj dhe në akord të plotë me Naton.
Gjenerali Klark ka shkruar në kujtimet e tij, në librin “Të bësh luftë moderne”:
“Kishim vëzhguar se si kishte hapur UÇK-ja një korridor, i cili në verilindje çonte në Kosovë, nëpërmjet Fshatit Koshare.
Lufta e vazhduesheme aty shpesh i detyronte forcat serbe të dilnin në terren të hapur dhe na mundësonte ne t’i sulmonim ato”.
Kjo betejë ngjalli besimin e ngadhnjimit të UÇK -së mbi zhupanët e Serbisë dhe zgjoj shpresën tek populli i Kosovës për çlirim dhe kthimin në trojet e veta.
Ishte betejë frontale dhe luftimet ishin ballë për ballë, e jehona e pushkëve nuk pushonte në shi dhe në borë për rreth 24 orë.
Kjo betejë i zbatoj standartet ndërkombëtare si me të vrarët ashtu dhe me robërit e luftës.
Ajo ngjalli shpresën për liri, theu kufirin ndërshqiptarë, e shkuli piramidat e shtetit jugosllavë dhe mundi ushtritë sllave me forcën e armëve.
Pjesa e çliruar u mbajt nën kontroll dhe serbët nuk arritën të rimarrin asnjë territor të humbur pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme me mbi 5000 forca ushtarake në terren.
Me dt 11-të ra në Rrasën e Koshares njeri prej hartuesve të platformës së “Operacionit Shigjeta”, poeti dramaturgu, i pari që shembi piramidën, Komandant “Katana” Agim Ramadani.
Me 16 prill në Rrasën e Koshares ra Fadil Maloku nga Juniku.
21-vite më parë me dt 19-të prill në Betejën e Koshares ra njeri prej hartuesve të operacionit, figura poliedrike shumë dimensionale, juristi, politikani, intelektuali, oficeri gueril Komandant “Veterani”, Sali Çekaj, i cili bëri gjithça mundi për çlirimin e Kosovës.
Ai ra për të mbetur në pavdekësi në Rrasë të Koshares.
Vepra e tij u derdh në bronz dhe në këngë.
“M’ka rritë nëna n’zhguna veku
Ma thonë emrin Sali Çeku
I thonë Sali Çeku trimit veteran
I këndon dyfeku një këndim dardan
Jo nuk e ndal hapin ky kollos i Kombit
Jo nuk e ndal vrapin ka bekim prej Zotit.”
Bashkë me Salihun, atë ditë ranë në Altarin e lirisë edhe 13-të deshmorë, nga këta 7- të në Rrasë të Koshares dhe u plagosën 19-të luftëtarë.
Luftën e vazhduan shokët e idealit duke korrur suksese të jashtëzakonshme.
Brigada e 138-të që mori emrin e Agim Ramadanit nën drejtimin e strategut Rrustem Berisha u ba barrikadë pathyeshme.
Prilli ishte i përgjakshëm, kudo binin trimat por nuk i lëshonin Istikamet sepse në këtë betejë maratonë menjëherë vinin shokët e idealit.
Me dt 11-të maj e gjithë Ushtria Jugosllave ishte urdhëruar që me çdo kusht të merrej Posta e Koshares dhe gjithë territori deri në kufijtë ekzistues, por pas shumë përleshjeve të përgjakshme për disa ditë, pandërprerë, ushtritë konglomerate sllave që kishte dhe oficerë rusë e paramilitarë sllavë u thyen keq e u kthyen të mundur dhe të turpëruar, më bisht ndër shalë.
I gjithë maji ishte tragjik, luftë e vazhduesheme për më bilanc triumfues të UÇK-së.
Pozicionet strategjike të fituara me mund e sakrificë mbaheshin me stoicizëm.
Me dt 16-të maj ra në Rrasë të Koshares Abaz Thaçi, nga Drenica.
Me dt 31 maj ranë aty ku toka puthet me qiellin, 2305 m mbi nivel të detit, në Rrasë të Zogut, Xhemajl Fetahu nga Peja dhe Milazim Shala nga Deçani.
Luftimet vazhduan edhe në qershor, deri në çlirimin e Kosovës dhe Kosharja qëndroj Kala e pathyeshme.
Në Rrasat e saj u nënshkrua ngadhënjimi i lirisë.
Ajo do pagëzohet në histori si Qabeja e triumfit të ëndrrës, e Lirisë Dardane.
Në Betejën e Koshares ranë për të mbetur të pavdekshëm në Panteonin e Kombit 113-të deshmorë.
Gjaku i tyre rrodhi nga Rrasat e Zogut dhe Koshares bashkë me lumin e Erenikut për të njomur lulëkuqet e Junikut e Gjakovës, karajfilat e Lirisë së Kosovës.
UÇK-ja e lavdishme e realizoj ëndrrën shekullore të Kosovës për liri, shkuli piramidat dhe gurët e kufirit vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve.
Pritjen e gjatë, por edhe prognozën për përmbushjen e saj na e sjell ma pathos kënga brilante e interpretuar nga znj Fatmira Breçani “Mjeshtër i Madh”, me tekst të z Hamit Aliaj “Mjeshtër i Madh”, kompozuar nga Skender Doshlani “Mjeshtër i Madh”, e cila ishte pregatitur për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 1988-të, por u ndalua nga pushteti diktatorial i Enver Hoxhës.
“Kapërceva Erenikun e u nisa për në jetë
Karajfilat që mi fale po i ruaj tash 100- vjet
O moj lulëkuqja e Gjakovës
O sa m’ka marrë malli për ty
Në mes nesh një lumë me valë
S’po na len me u pa me sy
Emrin tënd ja’u kam m’sue zogjëve
Të gjithë zogjtë emrin t’a dinë
Karajfilat që mi fale
I kam mbjellë në liri.
U mbush qielli me karajfila o moj e mira nga Gjakova
Emrin tënd ja’u m’sova zogjëve, mos kujto se të harrova”.
Në inagurimin e Shtatores së Sali Çekajt në Deçanin legjendarë të Haradinajve Presidenti Rugova në pershëndetjen e tij e vlerësoj shumë Betejën e Koshares dhe çmoi lart rolin dhe kontributin e Sali Çekajt.
Rugova çmoi shumë mbështetjen e Tropojës për çlirimin e Kosovës.
Ai tha se Tropoja në shekuj ka qenë djep i patriotizmit dhe nacionalizmit.
Ajo ishte në shekuj kështjellë e pamposhtur, barrikadë e invadorëve të ndryshëm.
Tropoja është Oaz lirie theksoi Rugova në fjalën e tij.
Ai vleresoi Betejën e Koshares dhe thyrjen e kufirit.
“Kosova ka liri se pati Koshare.
Mirënjohje për Tropojën tha Presidenti”.
Sigurisht që ndihesha krenar për kontributin e shquar të vendlindjes time në historinë shumë shekullore, në betejat për liri e çlirim kombëtar për gati dy shekuj.
U ndjeva krenare atëherë, e këtë krenari dhe emocion e percolla në pershëndetjen time për të pranishmit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por e ndiej edhe sot kur po shkruaj për kontributin e Tropojës dhe djemëve të saj për çlirimin e Kosovës.
Mirënjohje për deshmorët tropojanë Bilbil Breçani, renë në Koshare dhe Fatmir Doçi renë në Smolicë.
Mirënjohje për luftëtarët e lirisë nga Tropoja Zaj Çela, Feriz Trezhnjeva, Rakip Sadikaj, Rexhep Kërtoçi, Besim Kuçana, Hysni Neziri, Xhevahir Selmani, Avdyl Trezhnjeva, Avdi Sallahi, Ali Çeka, Vendim Demaj, Halil Demaj, Shpend Demaj, Skender Agaj.
Mirënjohje për gjakun e derdhur e plagët e Zajës, Hysniut e Shpendit.
E si mos të ndihesha unë krenar atëherë e sot për djaloshin nga Tropoja, tmerrin e serbëve Rakip Sadikaj “Bresheri i Zi”, kordinatoi i artilerisë dhe këshilltari i Komandantit Rrustem Berisha e bashkëpunëtori i ngushtë i Kalorësit të Lirisë Ramush Haradinaj.
“Bresheri i zi” ishte bërë tmerr për armikun.
Kur në radiolidhje kerkohej nderhyrja e “Breshërit të bardhë” për ne dhe i “Zi” për serbët, forcat sllave i kapte paniku dhe jepej komanda “Në strehim”, njësoj si- kur goditej nga aeroplanët e Natos.
Beteja e Koshares është unike, simotër e Betejës Spartane të Termopileve përballë ushtrive perse të Kserksit, simotër e Betejës së Qerbelasë .
Ajo pati mbeshtetjen e fuqishme të Tropojës e cila u ba “Kryeqytet” i luftës për çlirimin e Kosovës në vitet 1997-të -1999-të dhe “Kryeqytet” i mikpritjes e cila priti 20000 vëllezër e motra të Kosovës.
Alpet e kanë çmimin” Nobel” për bukurinë.
Natyrisht Tropoja e ka çmimin “Nobël” për historinë e saj të lavdishme.
Tropoja është “Nderi i Kombit”.
Nderim për herojtë e gjallë dhe të vdekur të kësaj beteje,
113-të deshmorët e saj prehen në lendinat e Koshares.
Nderim respekt e mirënjohje për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.
Lavdi deshmorëve të Kombit.