Asim Vokshi, komandant i brigadave vullnetare në luftë kundër fashizmit, në Spanjë

Asim Vokshi u lind në Gjakovë, në vitin 1909. ishte djali i Sabrije Vokshit, një grua trimëreshë e Kosovës me prejardhje nga familja e Sylejman Vokshit, komandantit ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes në Gjakovë, më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgecaj. Shkollën e mesme e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin dhe me pjesëtarë të rinisë përparimtare të kohës. Në vitin 1935 vendoset ne Tiranë edhe nëna e Asimit, Sabrije Vokshi e njohur si Bije Vokshi, e cila mbante lidhje me lëvizjen komuniste shqiptare të kohës. Duke qenë e edukuar në frymën e pastër atdhetare e revolucionare, Bije Vokshi shtëpinë e saj në Tiranë e kishte vënë në shërbim të Lëvizjes përparimtare, antizogiste.

Në vitet 30-ta të shekullit 20, Asim Vokshi zhvilloi veprimtari të gjerë aktive, revolucionare dhe mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Në bashkëpunim me Vasil Shanton e të tjerë më 1936 nxori revistën me përmbajtje demokratike ABC.në Asim Vokshi, i takonte plejadës së të rinjve revolucionar, rini kjo e cila shquhej për trimëri mençuri dhe vigjilenca kombëtare. Asim Vokshin ishte një i ri me ideale përparimtare. Veprimtaria e tij u ndoq nga spiunet dhe rrjetet e agjenteve te Zogut, i cili e burgosi Asimin, mandej e mbajti syrgjyn ne disa vende te Shqiperise, duke e transferuar kohe pas kohe. Edhe pse ne kushte fort te veshtira, Asimi pervijon punen e tij revolucionare dhe mban kontakte me Ali Kelmendin, Vasil Shanton, Zylyftar Veleshnjen,

Ne vitin 1936, Spanja rrezikon te behet preja e pare e nazifashizmit. Falangjistet e Frankos perkrahen ushtarakisht dhe financiarisht nga Gjermania e Hitlerit dhe Italia e Duqes. Shtetet e fuqishme evropiane si Franca dhe Britania e Madhe me politiken e tyre te mosnderhyrjes miratuan heshturazi robërinë e popullit spanjoll.

Së bashku me shumë revolucionarë nga Kosova e Shqipëria, si me Xhemal Kadën, Mehmet Shehun, Petro Markon, Justina Shkupin e të tjerë, Asim Vokshi shkon në Spanjë në vitin 1937, me qëllim për të për të luftuar dhe për ta përmbysur diktaturën e egër fashiste të Frankos.

Asimi, sapo shleu në tokën e Spanjës, u inkuadrua ne divizionin e internacionalistëve italianë që mbante emrin e heroit kombëtar të Italisë, Gjuzepe Garibaldit dhe ku ne saje te meritave dhe zgjuarësisë se tij arrin të behet komandant i një kompanie garibaldiane. Asimi, i cili kishte kryer edhe akademinë ushtarake, ishte në mesin e komnadosve më të njohur sidomos në vendin e quajtur Fuente del Ebro ku ishin zhvilluar beteja të përgjakshme në mes të internacionalistëve dhe fashistëve të Frankos, të përkrahur nga Gjermania e Hitlerit dhe Italie e Musolinit.

Bie heroikisht në Fuente del Ebro, duke luftuar ballë për ballë forcave mercenare frankiste.. Eshtrat e këtij trimi te madh u treten ne ujerat e rrëmbyeshme te Ebros, ne ato dite te përgjakshme lufte. Ra heroikisht duke luftuar në Frontin e Ebros, në krye të repartit garibaldin që komandonte.

Vullnetarët shqiptarë të Luftës së Spanjes kanë qenë:

Asim Vokshi, Daut Muço Podgorani. Emrush Myftari, Emin Agolli, Fehmi Muço , Faik Dardha, Hamdi Kolonja, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, Iljas Pashaj, Justina Shkupi, Kosta Dhimitri, Kosta Kollumbi, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Nevruz Feimi, Petro Marko, Qamil Sherifi, Ramiz Varvarica, Sabri Lumani, Skënder Luarasi, Stevens Thanasi, Stefan Duni, Shaban Basha, Teni Konomi, Thoma Rushano, Thimio Gogozoto, Urfi Agolli, Veli Dedi, Xhafer Miraku, Xhelal Bajrami –Çami, Xhemal Kada, Omer Puka, Zef Hoti, Zef Prela, Zihni Murati, Niko Plaku etj.