Arjola Demiri publikon foto nga mosha 21-vjeçare

Aktorja e njohur dhe njëherësh ish-banorja e BBV-së Arjola Demiri po vazhdon të komentohet akoma edhe pas daljes nga shtëpia e BBV-së.

Së fundi ajo është bërë nostalgjike për të kaluarën.

Ajo ka ndarë disa fotografi me fëmijët e më pas një fotosesion të vetes.

Ky set fotografik u realizua në moshën 21 vjeçare në Turqi.

“Kanë kaluar 16 vite nga ky fotosesion në Turqi. Vetëm familjarët dhe disa prej miqve të mi i mbajnë mend këto fotografi dhe Arjolën 21-vjeçare. Më merr malli shumë për atë Arjolën e dikurshme sepse vitet rrjedhin lume dhe do doja të kisha të njëjtën freski dhe energji të asaj moshe, por e di që dëshira më e madhe ka qenë të jem nënë”, tha ajo.

“Pas dy muajve nga këto fotografi kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Helgën time të bukur edhe kur shoh fotot e vjetra ndihem shumë krenare për vajzën që isha”, vazhdoi Demiri.