Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Davos, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror Davos 2023, i cili filloi të hënën dhe do të zgjasë deri më 20 janar.
Në hotelin në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, përballë hotelit ku do të qëndrojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është varur flamuri i “Shqipërisë së Madhe”, raporton një gazetar i Tanjug.
Vuçiq do të qëndrojë deri në datën 19 në Davos, ku do të ketë takime të shumta dypalëshe me zyrtarë botërorë, si dhe takime të planifikuara me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe kompanive kryesore botërore pjesëmarrëse në Forumin Ekonomik Botëror, njoftoi shërbimi për shtyp i Serbisë.